Ofertë e majme për Ken, Juventus nuk mendohet fare

Moise Ken është një nga “diamantet” e akademisë së Juventusit. 19-vjeçari pjesën e dytë të sezonit që kaloi u integrua në skuadrën e parë të “Zonjës” dhe direkt pas kësaj pasoi shpërthimi i tij. Ai u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2000, që shënon një gol në pesë ligat kryesore të Evropës.
Siç raportojnë mediet e mëdha italiane, Juventusi ka refuzuar një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh nga ana e Everton për Ken. Një përgjigje e pritshme, duke parë besimin që Juventusi ka te i riu. Shumë shpejt djaloshi pritet të jetë një element kyç i “Zonjës”.

Për Ken është e interesuar edhe Ajaks, që i bën “presion” Juventusit ta përfshijë në marrëveshjen e transferimit të De Ligt në Torino. Gjithsesi duket gati e pamundur që Juventus të heqë dorë përfundimisht nga i riu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online