Roben: Askush mbi Pep Guardiolën, ju tregoj arsyen!

Bajerni i Mynihut do të përballet sonte në mbrëmje kundër Liverpulit në “Anfield”, në një nga duelet më spektakolare të këtij raundi në Champions Ligë. Arjen Roben ka lënë pas krahëve dëmtimin e radhës dhe sot pritet të jetë në stolin e ekipit bavarez. Holandezi ka dhënë një prononcim interesant për “Daily Mail”, aty ku ndalet te Pep Guardiola. Roben punoi me trajnerin spanjoll për tre sezone te Bajerni i Mynihut.

Ai ishte 29 vjeç kur trajneri aktual i Sitit mori drejtimin e Bajernit, por kjo nuk e pengoi që të përmirësohej akoma dhe më shumë si futbollist. Anësori ofensiv ka mbetur i magjepsur nga Guardiola, të cilin e cilëson si trajnerin më të mirë në botë.

SEZONI MË I MIRË – “Nëse kthej kokën pas dhe më pyesin se a ishte ajo periudha më e mirë në karrierën time, u përgjigjem ‘besoj se po’. Është gjithmonë e vështirë të zgjedhësh momentin më të mirë në karrierë, sepse zakonisht gjithçka lidhet me trofetë e fituar. Nëse fiton një trofe, fiton Champions Ligën dhe arrin në finalen e Kupës së Botës është normale që të tjerët do të vënë re më shumë. Megjithatë, ndonjëherë nuk është kështu. Unë mendoj se viti pas Botërorit, i pari me Pepin në pankinë, ka qenë sezoni më i mirë në karrierën time, edhe pse nuk e fituam Champions Ligën.”

GUARDIOLA – “Kur nisa punën me Pep Guardiolën, i cili është trajneri më i mirë në botë për momentin, isha 29 vjeç. Ajo është një moshë ku normalisht mendon se nuk mund të përmirësohesh më. Pepi ia doli ta bënte një gjë të tillë dhe më përmirësoi si futbollist. Më sistemoi shumë gjëra të vogla dhe më bëri të hedh hapa të vegjël përpara. Kjo ishte diçka interesante.

Guardiola është një trajner shumë i veçantë në aspektin e taktikës dhe mënyrës së përmirësimit të metodologjisë së lojës. Ai e adhuron futbollin dhe preferon më shumë që të qarkullojë topin, se sa ta ndjekë atë nëpër fushë. Është magjepsëse mënyra se si e përjeton futbollin. E përsëris, është tepër e vështirë për të përcaktuar se kush është sezoni im më i mirë, por Guardiola më ka magjepsur me të vërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online