Di Maria: Një ditë shpërtheva, nuk duroja më! Ju tregoj sherrin me Van Galin

Në verën e vitit 2014, Angel Di Maria la Realin e Madridit për t’u transferuar te Mançester Junajtid. Eksperienca në “Teatrin e Ëndrrave” nuk zgjati më shumë se një sezon dhe argjentinasi kaloi te francezët e PSG.

Dy muajt e parë në ishull ishin pozitivë për Di Marian, por më pas ndodhi diçka dhe gjithçka u komplikua. Raporti me trajnerin u thye dhe aventurës së tij me Junajtid i erdhi fundi. Në stol ishte një tip si Luis Van Gal, me të cilin nuk është e këshillueshme të grindesh. 31-vjeçari zbulon ngjarjen e ndodhur në prononcimin e dhënë për “ESPN”, ndërsa kalimi te kampionët e Francës e riktheu përsëri në lojtarin që njohim të gjithë.

Aventura ime me Mançester Junajtid nisi mirë dhe në dy muajt e parë gjërat po shkonin mbarë. Më pas ndodhi një grindje dhe kur ndodh një gjë e tillë, gjërat nuk janë më si përpara. Ndryshojnë raportet dhe mënyra se si i sheh gjërat. Të grindesh me trajnerin, i cili ka  në dorë aktivizimin tënd, është diçka që mund të të shkatërrojë. Për fatin tim të mirë erdhi telefonata e trajnerit të PSG, i cili më tha se dëshironte të më kishte në ekipin e tij. Kur ndjen besimin e trajnerit dhe ambientit ndihesh më i qetë dhe më i sigurt për aftësitë e tua.”

Grindja me Van Galin ndodhi,= sepse ai gjithmonë merrej me gabimet e mia. Kur luaja keq më qortonte përpara të gjithëve. E bënte gjithmonë një gjë të tillë, kapej dhe pas një topi të humbur. Gjithmonë kapej pas atij topi të mallkuar që humbisja. Një ditë e ndjeja se po luaja mirë. Nuk durova më dhe shpërtheva. I thashë trajnerit se nuk ishte ashtu siç thoshte ai. Kjo gjë nuk i pëlqeu Van Galit dhe aty nisën problemet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online