Rexhepi drejt rikuperimit, Gega përzien “kartat”

0

Partizani do tentojë të rikthejë humorin në skuadër pas humbjes me Laçin. Trajneri Skënder Gega që pas ndeshjes me kurbinasit u shpreh se duhet të shohin para dhe të rregullojnë problemet që shfaqen në transfertën me bardhezinjtë. Tanimë mendohet për ndeshjen me Flamurtarin.

Të kuqtë këtë herë duhet të fitojnë për shumë arsye: luajnë në shtëpi dhe duhet të ruajnë diferencën me rivalët. Ekipi pritet të jetë më i plotë, pasi mbrojtësi Lum Rexhepi është drejt rikuperimit të plotë. Shtatlarti të shtunën pritet të jetë i gatshëm.

Gega pritet të bëjë sërish lëvizje në formacion, me Atandën që me shumë mundësi do të kthehet sërish në mesfushë. Ekuilibrat aty janë të rëndësishme, ndërkohë që Lukas Kardozo ka humbur pikë pas paraqitjes së bërë në Laç.

Mensah është gati, por edhe Duka në aspektin fizik po vjen në rritje. Mesfushori erdhi në Shqipëri si kërkesë e trajnerit Gega, ndaj ka shanset e tij për ta nisur nga minuta e parë. Alternativë për mesfushën është edhe Kristi Kote, kurse për Ardit Hilën ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për lojë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.