Premier League është kampionati me klubet më të pasuara në botë. Ekipet “BIG” kanë shpenzuar si çdo vit shuma marramendëse, ndërsa nuk kanë ngelur prapa dhe skuadrat më të vogla, që kanë shpenzuar të paktën nga 30 miliona euro secila. Por, ka një përjashtim…
Bëhet fjalë për klubin e Totenhemit. Skuadra e cila u rendit e treta në sezoni e kaluar, nuk ka kryer qoftë edhe një blerje, kur kanë mbetur vetëm tri ditë nga mbyllja e merkatos në kampionatin anglez. Gjendja është alarmante, por tekniku argjentinas i “gjelave” Maurisjo Poçetino nuk dihet fort i shqetësuar nga ky fakt.
“Kam një skuadër fantastikel. Tani siguruam dhe pesë rinovime kontratash çka më bëjnë shumë optimist për të ardhmen e ecurinë e këtij klubi në të ardhmen. Çdo trajner dëshiron që të ketë një kontingjent sa më cilësor, prandaj pres afrime, por mund të bëjmë dhe pa to”, tha Poçetino, duke treguar një sjellje krejt të kundërt nga homologu i tij Zhoze Murinjo, i cili prej më shumë se dy javësh po ushtron presion ndaj drejtuesve të Mançester Junajtid, duke theksuar se ekipi i tij ka shumë mangësi dhe nuk është i denjë për garuar për titullin e Premier League.