EPOKA MALDINI II / Rikthimi, planet dhe vërshëllimat: prezantohet legjenda kuqezi

Paolo Maldini është një personazh për të cilin nuk ndalesh dot duke folur. Sot ai doli para mediave dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Zyrtarisht është rikthyer te Milani dhe tifozët e prisnin prej kohësh këtë. Ish-kapiteni nuk është kursyer, teksa ka folur për tema nga më të ndryshmet

Paolo, çfarë ju bindi të riktheheshit?
Kurrë nuk jam përgjigjur, pra nuk kam thënë jo. Fola para një viti e gjysmë me pronarët, por nuk kishte një rol të përcaktuar. Tani situata ishte ndryshe. Leonardo më tregoi projektin dhe besoj tek ai. Gjithmonë kam besuar se drejtuesit mund të vendosin, pavarësisht të kaluarës. Tani që jam këtu jam i lumtur”.

Kur e vendosët të thoshit po?
Njerëzit bëjnë diferencat dhe vendosin. Kemi kaluar shumë gjëra së bashku dhe jemi gati edhe për këtë eksperiencë. Jemi të ndryshëm dhe do vazhdojmë sipas ideve tona. U takova me pronarët në USA dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Si kapiteni keni qenë i heshtur…
Karakteri është i rëndësishëm. Jam bërë pak më shumë llafazan. Tani jam në rol tjetër. Çfarë kam kaluar në të shkuarën, si në raport me shokët, por edhe me drejtuesit, do e vë në shërbim të klubit.

Çfarë të ka pëlqyer më së shumti nga projekti? Keni thënë se “unë dua të punoj me Milanin dhe jo të jem një figurë, amabasador”…
Roli dhe projekti janë dy gjëra që lidhen bashkë. Pavarësisht se drejtuesit nuk kanë eksperiencë, Leo ka. Ndihem mirë me të dhe ka qenë i rëndësishëm fakti që shoqëria të mbështesë idetë tona.

Roli juaj, me çafër ka të bëjë konkretisht?
Raporti me trajnerin, me skuadrën e parë, moshat. Do mbuloj gjithë sektorin sportiv. Do të bëjmë rolin e të mirit dhe të keqit, së bashku me Leonardon.

A është kjo tentativë për të kthyer Milanin e madh? E ndjeni përgjegjësinë?
Jam person i ndërgjegjshëm dhe e ndjej përgjegjësinë. Kam luajtur si kapiten me Milanin, këtu luajnë fëmijët e mi. Është një ambient ku është gjithmonë bukur të kthehesh aty ku je rritur.

Çfarë lloj futbolli mund të gjesh pas nëntë vitesh. Çfarë ka ndryshuar?
Evolucioni vazhdon dhe kush nuk e kupton mbetet prapa. Kjo duhet kuptuar dhe analizuar. Ka pak ndryshim sipas aspektit tekniko-taktik. Ka gjëra që kanë dalë nga moda, edhe pse nuk ka pasur ndryshime shumë të mëdha.

Çfarë ju premtoni tifozëve? Çfarë i keni thënë Gatuzos?
E para vjen shoqëria dhe duhet të jetë solide. Duhet të bëjmë llogaritë në aspektin financiar. Është akoma herët, pasi sot erdha, por më kanë pritur mirë. Për një periudhe afat-mesëm dhe afatgjatë do ndryshojë diçka. Historia ime më detyron të mos merrem me projekte afatshkurta. Jemi përshëndetur me Gatuzon dhe kemi një raport të mirë. Do mundohemi të përforcojmë skuadrën.

Çfarë ju bindi më së shumta të kthehesh?
Kryesorja që erdha këtu është dashuria për këtë klub. Dy alternativat e mia kanë qenë gjithmonë Milani dhe kombëtarja.

Duam mendimin tuaj mbi largimin e Bonuçit…
E kam të vështirë të përgjigjem, pasi nuk kam komunikuar as me lojtarin, as me trajnerin.

Në fushë keni qenë i ftohtë dhe i aftë t’i menaxhonit situatat…
Kam qenë pasionant në fushë, sot është ndryshe, pasi mund të jap eksperiencën time.

Të dy ju, populli milanist është i lumtur, por mbetet temë diskutimi lamtumira juaj, kur disa prej tifozëve ju vërshëllyen?
Raporti me tifozët është i shkëlqyer. Më duan dhe ma kanë shprehur gjithmonë. Ai episod i mbetet asaj dite dhe nuk është më në mendimet e mia. Kjo është filozofia e jetës. Si futbollist doja të gjykohesha si futbollist, tani jam drejtues. E thashë që ai episod i takon së kaluarës. Nuk kam pritur mesazhe as kur isha si lojtar, jo më tani.

Kush kanë qenë gabimet më të mëdha të këtyre 9 viteve?
Kam kaluar një karrierë të gjatë dhe kur vendosa ta mbyllja ndryshova. Mungon diçka në dhomat  zhveshjes, tensioni i ndeshjeve të mëdha. Milanin e kam ndjekur, por nuk dua të kthehem prapa. Jam i përqendruar të ajo që mund të bëjmë në të ardhmen.

Cili lojtar të intrigon më shumë? Kaldara e Romanjoli…
Janë dy të rinj shumë premtues. Janë elementë me shpresa të mëdha. Kaldara është e ardhmja e kombëtares. Më ka impresionuar rritja Kutrones. Ajo që bëri vjet është e pabesueshme. Dëshira e lojtarit është jashtë normales.

Me Sienën ishte ndeshja e parë e Milanit e parë pa ty, ndërsa për Leonardon e para si trajner…
Nuk është se kam pritur të jem drejtues prej asaj që kam dhënë si lojtar. Gjithmonë i kam marrë gjërat në një mënyrë të thjeshtë.

Cilat janë simbolet e këtij Milani të ri? Donaruma është parë si i tillë…
Çdo trajektore është e ndryshme. Donaruma ka pasur shumë presion dhe nuk është pak për një portier që nuk i ka mbushur 18 vjeç të luajë në San Siro. Do mundohemi ta përmirësojmë raportin e tij të komplikuar me ambientin.

Milani juaj është formuar nga italianë kryesisht. Shikoni pak ngjashmëri, pasi tani ka disa italianë sidomos në mbrojtje…
Po, ka ngjashmëri. Kisha fatin që kur erdha unë ishin Kostakurta e Barezi. Ai ka qenë reparti më i fortë i mbrojtjes për Milanin. Këto që kanë ardhur këtu vijnë nga moshat dhe e dinë çfarë përfaqëson klubi.

Çfarë do i thoni Gatuzos, pasi nuk ka qenë i qetë këto kohë?
Gatuzo nuk është asnjëherë i qetë, akoma nuk e keni kuptuar? (qesh). Prandaj jemi këtu, për ta qetësuar. Konfirmimi i tij nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Ka diçka të mirë, që i transmeton vlerat. Vjet bëri një sezon të madh. Kur të kthehet do flasim dhe do dëgjojmë kërkesat e tij.

Kemi një mbrojtje të re, me potencial të madh. Si do ndikoni ju tek ata, si figurë?
Rolet janë të ndara, është trajneri. Maksimumi që mund të bëj është të flas me trajnerin dhe të flas me lojtarët. Janë në moshën perfekte për të dhënë maksimumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online