Një rinovim origjinal, që pritet të bëhet zyrtar pas nënshkrimit të kontratës. Është thjeshtë çështje kohe, pasi mesfushori Luka Cigarini ka pranuar ofertën e presidentit të Kaljarit, Tomaso Guilini.
Ky i fundit i ka befasuar të gjithë, pasi ka postuar bisedën me lojtarin në faqen e tij zyrtare në “Twitter”. Marrëveshja është mbyllur nga “WhatsApp” dhe në fund presidenti shkruan: “Nesër ju pres të nënshkruani”.
Deal done ?? pic.twitter.com/xpE1MlVrHt
— Tommaso Giulini (@tommasogiulini) June 11, 2019