Rinovim me peshë te Laçi, firmos talenti i sulmit

0

Laçi ka zyrtarizuar ditën e sotme rinovimin me sulmuesin Redon Xhixha. Futbollisti 20-vjeçar ka firmos një kontratë me kohëzgjatje 2-vjeçare me klubin kurbinas. Xhixha iu bashkua Laçit dy vite më parë dhe tani është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Sezonin e kaluar 20-vjeçari u aktivizua në 33 ndeshje të Kategorisë Superiore ku shënoi pesë gola. Ditën e djeshme klubi kurbinas zyrtarizoi dhe rinovimin e mesfushorit kavajas Regi Lushkja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.