“Ringjallet” Avdijaj, klubi italian merr në provë sulmuesin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Donis Avdijaj është prej më shumë se një muaji një lojtar i lirë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ndërpreu me marrëveshje bashkëpunimin me klubin holandez Uilem II.

Sipas medieve italiane, 22-vjeçari ndodhet prej dy ditësh në provë te Peskara, klub ku luajnë futbollistët shqiptarë Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati.

Avdijaj ishte dikur një ndër talentet më premtues të akademisë se Shalkes dhe kombëtares së moshave të Gjermanisë, por gjatë viteve të fundit karriera e tij nuk ka pasur zhvillimin që pritej.

Futbollisti nuk aktivizohet prej katër muajsh, çka ka bërë që të mos grumbullohet më nga trajneri i Kosovës Bernard Shaland, pavarësisht se në vitin 2018 ka qenë pjesë e rregullit e përfaqësueses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *