Rikthimi i Obamejang dhe një vend në Champions, flet Emeri

0

Arsenali i Unai Emeri është në gjëndje shoku pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Premier Ligë ndaj Uolvërhempton dhe Kristal Palas. Dy disfatat rresht e kanë komplikuar situatën e tyre në luftën për të zënë një vend në katër më të mirat, pozicion që të çon në Champions League.

Të dielën, ata udhëtojnë në një transfertë delikate në “King Power Stadium” ndaj Leister Sitit. Nëse dështojnë në këtë ndeshje, ata vulosin kapitullumin. Vetëm fitimi e Europa League do t’i shpëtonte.

Unai Emeri ka folur për mediat dhe ka treguar se çfarë duhet të bëjnë. Ai mendon se duhet të rikthehet besimi në grup, të japin maksimumin dhe të zbatojnë të gjitha këshillat taktike. Emeri gjithashtu shprehet se do të japin maksimumin ndaj Leister dhe ka mundësi reale për rikthimin e Obamejang, i cili ka qenë i lënduar.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë, është të rikthejmë besimin. Ne mund ta bëjmë këtë. Po stërvitemi fort dhe do të synojmë një paraqitje të madhe për të marrë tre pikët. Ndaj Leisterit duhet të besojmë tek aftësitë tona. Kemi nevojë të jemi më të qëndrueshëm në mbrojtje.”

“Obamejang është stërvitur më pjesën tjetër të skuadrës sot. Do ta bëjë këtë edhe nesër dhe do të shohim. Mendoj se ka mundësi reale për të zbritur në fushë të djelën”, u shpreh trajneri i “Topçinjve”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.