Mavraj e Balliu festojnë, Seferi e Uzuni “nuk shohin dritë”

Ingolshtadi po kalon një moment të mirë, teksa ka marrë 10 pikë në katër ndeshjet e fundit. Skuadra e Mërgim Mvarajt mori sot tre pikë të arta për mbijetesën, teksa mundi minimalisht me rezultatin 1-0 Dinamo Dresden. Kapiteni i kombëtares sonë u rikthye si titullar dhe luajti deri në fund.

Gjithsesi Ingolshtadi është ende i rrezikuar, pasi numëron 29 pikë, dy më shumë Madgeburgu që ka një ndeshje më pak. Sfida e javës së ardhshme është mjaft e vështirë, pasi përballen me Hamburgun që renditet i dyti dhe kërkon rikthimin e menjëhershëm në Bundesligë.

Sot, veç Mërgim Mavrajt, ka festuar edhe Ivan Balliu. Mbrojtësi i krahut të djathtë e nisi nga fillimi përballjen që Metz fitoi 1-2 në transfertë me Red Star të vendit të fundit. Skuadra e mbrojtësit shqiptar ka siguruar rikthimin në Ligue 1, pasi numëron 11 pikë më shumë se Trojes i renditur në vendin e tretë. Metz do kërkojë të mbetet i pari në tre javët e mbetura në kampionat.

UZUNI DHE SEFERI – Lokomotiva e Zagrebit, edhe pse shënoi e para ndaj Istrës së vendit të parafundit, nuk ia doli të merrte pikët e plota. Ekipi i Myrto Uzunit u ndal në një barazim 1-1 dhe beratasi e Lirim Kastrati nuk mundën ta ndihmojnë skuadrën e tyre të fitonte. Kështu Lokomotiva ka humbur terren në luftën për në Europë, me Hajdukun që ka mundësinë të shkëputet nëse fiton këtë fundjavë.

Vinterfurthi është mposhtur 4-1 nga Lozana dhe Taulant Seferi nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shmangur këtë disfatë. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka shënuar vetëm dy gola këtë vit (8 gola në total këtë sezon në kampionat). Gjërat u vështirësuan pas minutës së 52-të, kur Vinterfurthi meti me një lojtar më pak dhe vendasit arritën të shënojnë tre gola dhe të fitonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online