Rikthimi i klubeve italiane, parakalohet Anglia në renditje

Mesjavë fantastike për klubet italianë në Champions. Katër fitore për Juventus, Romën, Napolin dhe Interin me një golavarazh prej 11-1. Një poker i tillë fitoresh nuk ndodhte që nga viti 2005, kur Juventus, Udineze, Milan dhe Inter fitonin ndeshje e tyre.

Duke llogaritur dy ndeshjet e para në fazën e grupeve në Champions, klubet italiane kanë arritur gjashtë fitore, një barazim (Napoli me Zvezdën) dhe një humbje (Roma përballë Real Madrid), ndërkohë që dhe Milan e Lacio kanë fituar ndeshjet e para në Europa League.

Një gjë e tillë ka dhënë efektet e saj dhe Italia ka parakaluar Anglinë në renditjen e përgjithshme të shteteve. Italianët renditen në kuotën e 67.440 pikëve, ndërsa Anglia mbetet në kuotën e 67.177 pikëve. Në krye mbetet Spanja me një diferencë të madhe, pasi kryeson me 89.283 pikë.

 

Renditja e përgjithshme

1- Spanja (89.283)
2- Italia (67.440)
3- Anglia (67.177)
4- Gjermania (61.784)
5- Franca (51.998)
6- Rusia (46.216)
7- Portugalia (41.232)
8- Ukraina (35.700)
9- Belgjika (35.100)
10- Turqia (31.800)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online