Paulo Souza largohet nga Kina, gati rikthimi në Serie A?

Paulo Souza e ka mbyllur eksperiencën kineze dhe është gati për t’u rikthyer në futbollin europian. 48-vjeçari portugez i dha fund aventurës me ekipin e Tianxhin Kuanxhian, pas tre humbjeve rresht. Ekipi rrezikon rënien nga kategoria dhe gjendet vetëm pesë pikë sipër zonës së ftohtë, kur kanë mbetur dhe gjashtë ndeshje nga fundi i kampionatit.

Largimi i Aksel Vitsel drejt Dortmundit, forma jo e mirë e Aleksandro Patos dhe problemet e sulmuesit Antoni Modeste me klubin detyruan ish-trajnerin e Fiorentinës të largohej nga drejtimi i klubit kinez.

Lamtumira erdhi pas humbjes 0-3 në shtëpi përballë Çongqing Lifan, ndërsa klubi lajmëroi largimin e Paulo Souzës dhe theksoi se vendimi ishte marrë me anë të një “akordi të përbashkët”.

Emri i Souzës shihet afër stolit të Romës, por ekipi roman ka reaguar, duke fituar ndeshjen me Frozinonen, derbin me Lacion dhe fitorja e thellë 5-0 në Champions përballë Viktoria Pilzen.

Një gjë e tillë ka qetësuar situatën për momentin dhe Di Françesko do të vazhdojë të jetë trajner i Romës. Megjithatë, Paulo Souza do të jetë në pritje të një oferte për t’u rikthyer të trajnojë një ekip europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online