Rikthime me peshë te Kukësi, Shameti dhe Rama i bashkohen grupit

0

Stafi teknik i Kukësit ka pasur disa dilema në këtë fund të kampionatit, me lojtarë si Valdet Rama dhe Ylli Shameti që mendohej se e kishin mbyllur sezonin. Kapiteni ka lënë një hapësira të madhe në prapavijë, ndërsa cilësia e Ramës në krahët e sulmit ka munguar tepër.

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Gjoka ka pasur në dispozicion dyshen e lojtarëve, që i janë bashkuar pjesës tjetër të grupit. Shameti kryente prej disa kohësh stërvitje i diferencuar, ndërsa sot ka bërë një seancë të plotë. Ndërsa për Valdet Ramës, flitej për një operim dhe për mbyllje sezoni, por dhe sulmuesi i majtë është rikthyer të jetë i gatshëm.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.