Kasijas operohet dhe ka një mesazh: Gjithçka nën kontroll!

Iker Kasijas ka postuar një foto nga spitali ku është shtruar me urgjencë sot, për shkak të një ataku kardiak. Portieri i Portos u çua me urgjencë në spital, për shkak se ndjeu dhembje të forta në kraharor gjatë stërvitjes së të mërkurës.

Legjenda e portës u operua me urgjencë, për të mundësar qarkullimin normal të gjakut, ndërsa më pas nga spitali CUF në Porto shpërndau një mesazh në rrjetet sociale.

“Gjithçka është nën kontroll, pak panik, por i fortë si gjithmonë. Falënderime nga zemra për gjithë mesazhet dhe dashurinë“, shkruan Kasijas.

Ish-portieri i Realit (3 herë kampion Europe) dhe Spanjës me shumë gjasa nuk do të luajë më këtë sezon. Reali ishte një ndër klubet e shumta që i dërgoi mesazh për shërim të shpejtë, duke e quajtur “kapiteni ynë i përjetshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online