Rikthim kampionësh, Skënderbeu leksion Kukësit

Skënderbeu është rikthyer tek fitorja pas humbjes së pak ditëve më parë në Durrës, teksa ka mundur Kukësin në shtëpi me rezultatin minimal 1-0. Të besuarit e Orges Shehit ju falë një goli të Nazmi Gripshit, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në pjesën e parë.

Thyhet në këtë mënyrë Kukësi, i cili ishte në një moment mjaft të mirë, kjo për faktin se vinte nga 4 fitore radhazi në kampionat. Të besuarit e Cungut nuk arritën që të merrnin pikë në fushën e kampionëve. Skënderbeu pavarësisht ndryshimeve të shumta që ka bërë nuk “harroi” se është kampioni në fuqi, por i dha një sinjal të qartë të gjithëve se edhe këtë edicion do të pretendojë titullin.

Ndeshja nisi mirë për vendasit që për minuta të tëra dominuan dhe u shpërblyen pak pasi ishte mbushur çerek ore lojë. Muzkaka harkoi nga e djathta, në shtyllën e dytë Gripshi ishte harruar nga mbrojtja kuksiane dhe 21-vjeçari nuk e pati aspak të vështirë që të shënonte.

Skënderbeu nuk e uli ritmin, pasi kishte mundësinë sërish të shënonte sërish. Pas një depërtimi nga e djathta, Zguro humbi ekuilibrin dhe preku topin me dorë brenda zone. Meta akordoi 11-metërsh dhe Muzaka e mori vetë përsipër ekzekutimin, por gaboi duke e nxjerr topin jashtë. Në fraksionin e dytë Kukësi nisi që të reagonte disi, por nuk mundi që të  gjente golin, edhe pse ngacmoi më shumë. Juglindoren po ashtu ishin të qetë dhe kontrolluan gjithçka me shuam kujdes deri në fund.

Skënderbeu parakalon në renditje Kukësin dhe Laçin e tani shkon në kuotën e 14 pikëve, vetëm 2 më pak se Partizani kryesues. Në anën tjetër Kukësi mbetet në kuotën e 13 pikëve dhe ndan vendin e tretë me Laçin. Ndeshja e ardhshme për Skënderbeun do të jetë ajo me Luftëtarin të dielën në Gjirokastër, ndërsa Kukësi do të luajë një ditë më vonë ndaj Partizanit.

Kategoria Superiore – Java 7
E enjte, më 4 tetor, ora 17:45
Skënderbeu 1-0 Kukësi
Shënues: Gripshi 16′

GOLI

16′  – Pas harkimit nga e djathta, Gripshi, i harruar nga mbrojtja kuksiane u tregua i saktë me kokë dhe kaloi të tijtë në avavantazh.

 

PENALLTIA

31’ –  Muzaka avancon nga e djathta, Zguro i prish ekuilibrin dhe Meta akordon 11-metërsh. Vetë mesfushori merr përsipër ekzekutimi dhe

RASTI I DISKUTUESHËM

7′ – Muzaka avancon në zonën e Kukësit. Mesfushori rrëzohet dhe pretendon për një shtyrje nga Zguro, por nuk është i këtij mendimi kryesori Meta, pavarësisht kontestimeve të vendasve.

FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka (Guindo 90+3′), Demte, Gripshi (Fili 72′), Bregu, Oto Xhon (Krasniqi 62′). Trajner: Orges Shehi.  Të gatshëm: Dajsinani, Lulaj, Arnaud, Ziko.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Cuculi, Shameti, Zguro (Ethemi 45′), Dzaria, Shkodra, Tigruxha (Harba 87′), Uilliam, Çyrbja (Kalaja 60′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.  Të gatshëm: Maloku, Limaj, Qaqi, Shpehar.

Kartonë të verdhë: Radas 66′ /Zguro 32′, Maliqi 43′, Cuculi 84′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha,  Dojando Myftari, Ermal Barushi Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Idriz Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online