Mesi vijon rekordet personale, mbrëmë theu një tjetër

Lionel Mesi njihet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Argjentinasi, fitues i Topit të Artë plot pesë herë, ka thyer shumë rekorde në karrierën e tij.

Mbrëmjen e kaluar, skuadra e tij, Barcelona ndeshej në transfertë ndaj Totenhem. Katalanasit triumfuan me rezultatin 2-4 në këtë ndeshje, teksa Mesi shënoi një dygolësh. Pikërisht me dygolëshin e shënuar, Mesi ka arritur një rekord personal tjetër.

Për të dhjetin vit me radhë, sulmuesi ka arritur shifrën e 40 golave në një vit kalendarik. Që nga viti i largët 2009 Mesi vijon të shënojë më shumë se 40 gola për çdo sezon. Tjetër provë e argjentinasit që është një ndër lojtarët më të mirë të historisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online