Rexhinaldo: Kalimi në Shqipëri më bëri mirë, e ardhmja mes Turqisë dhe Greqisë

Rexhinaldo u largua nga Kukësi në fund të sezonit të shkuar dhe tani po pret oferta për të vazhduar karrierën e tij në një kampionat tjetër. Pas tre sezonesh në Shqipëri, dy me Laçin dhe një me Kukësin, Rexhinaldo duket gati për një aventurë të re. Mozambikasi ka pranuar se është duke studiuar oferta nga kampionati grek dhe ai i futbollit.

Gjithashtu, 28-vjeçari ka rrëfyer ditët shqiptare, ambientimin e tij në Shqipëri, kalimin nga Portugalia në Superiore dhe preku disa tema të tjera. Në një intervistë për “A Bola”, Rexhinaldo tha:

“Në jetë, disa herë duhet të bësh një hap prapa që të ecësh përpara në të ardhmen. Kështu ndodhi dhe me mua kur lashë Portugalinë për t’u transferuar në Shqipëri.

E kisha shumë të vështirë ambientimin, më duhej të mësoja gjuhën shqipe, pasi në Shqipëri, askush nuk fliste gjuhën portugeze dhe shumë pak flisnin anglisht. Pata shumë vështirësi, por ia dola t’i lë pas dhe të bëhem golashënuesi më i mirë në kampionat sezonin e shkuar”, u shpreh Rexhinaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online