Rexhinaldo i Kukësit është tjetër, shifrat nuk gënjejnë

Rexhinaldo në Superiore ka zbarkuar për herë të parë në Gjirokastër dhe aty spikati. Realizoi tetë gola, por ra në sy për shpirtin e tij luftarak. Me përfundimin e kampionatit ishin disa klube që u vunë pas tij. Laçi u tregua më konkret dhe e bindi goleadorin të nënshkruante për një sezon.

Kampionat i mirë, madje më i miri për sulmuesin, që në fund arriti të numëronte në llogarinë e tij plot 18 gola. I treti në renditjen e golashënuesve dhe ofertat gjatë verës sërish nuk i munguan. Laçi i dha lejekalimin para mbylljes së kontratës dhe Rexhinaldo tani është pjesë e Kukësit.

Me fanellën e verilidorëve ai ka arritur të shënojë 7 gola në 18 ndeshje. Sulmuesi vetëm në një ndeshje e ka nisur nga stoli, ndërsa të tjerat si titullar. Duke parë statistikat, shihet që Rexhinaldo ka sëhnuar vetëm në pesë ndeshje.

KRAHASIMI – Një sezon më parë te Laçi, Rexhinaldo, shënoi po shtatë gola. Gjithsesi mesatarja ishte më e mirë te bardhezinjtë, pasi atë shifër golash e realizoi vetëm në 12 ndeshje. Te Kukësi ka luajtur edhe gjashtë më shumë. Me kurbinasit sulmuesi realizoi në gjashtë ndeshje, pra mesatarisht realizonte çdo 180 minuta.

Dukshëm kuptohet se Rexhinaldo i bardhezinjve ishte më lart dhe te Kukësi presin që bëjë më mirë në ndeshjet e pjesës së dytë të sezonit. Janë 18 ndeshje në dispozicion të sulmuesit, i cili dëshiron shumë që me Kukësin ta kalojë shifrën e 18 golave, as sa shënoi me fanellën e Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online