Infrastruktura është një nga aspektet ku futbolli italian ka ngelur shumë mbrapa. Megjithatë e ardhmja duket e ndritur, pasi me kalimin e muajve klube të ndryshme po prezantojnë projekte ambicioze.
Ekipi i fundit që ka bërë publike planet e rinovimit të stadiumit është Bolonja. Stadiumi “Dall’Ara” është një ndër impiantet më të veçanta në Itali, për faktin se shumë pak ka ndryshuar që prej inaugurimit në vitin 1929.
Në projektin e prezantuar rishtazi është planifikuar që i gjithë stadiumi të mbulohet, ndërsa do të ruhet hyrja historike përballë tribunës kryesore, që është një nga pjesët më të veçantë dhe elegante të stadiumit.