Edi Reja zbuloi ditën e sotme listën me 29 të përzgjedhurit e tij për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Ndër lojtarët e pranishëm ditën e sotme në “Tropical Resort”, vetëm një u stërvit i ndarë nga grupi.
Bëhet fjalë për mesfushorin Ledian Memushaj. Futbollisti vlonjat është stërvitur me regjim të diferencuar për shkak të disa shqetësimeve të mbartura prej javësh.
Në ditët në vazhdim pritet të shikohet nëse 32-vjeçari do t’ia dalë të riaftësohet plotësisht për takimet e fazës kualifikuese të “Euro 2020”.