Reali nuk i ndahet talenteve, pranë marrëveshjes me 19-vjeçarin e Sitit

Gjatë viteve të fundit drejtuesit e Real Madrid kanë filluar të investojnë shuma të mëdha parash për talentet e së ardhmes. Për dy kartonët e sulmuesve brazilian, Vinisjus Xhunior dhe Rodrigo Goesh, u shpenzuan 85 milionë euro, shumë kjo marramendëse po të marrësh parasysh faktin se në momentin e blerjes asnjëri prej tyre nuk kishte mbushur akoma 18-vjeç, madje Vinisjus akoma nuk kishte debutuar në një ndeshje profesioniste.

Por, te Reali kjo gjë është mëse normale dhe pjesë e një strategjie afatgjatë. Talenti më i fundit në radarin e skuadrës “Los Blancos” është Brahim Diaz. Bëhet fjalë për një sulmues spanjoll, i cili prej disa vitesh është pjesë e akademisë së Mançester Sitit dhe një pjesëtar i rregullt i grumbullimeve të kombëtares U19 të Spanjës.

Kontrata e 19-vjeçarit me Sitin mbaron në fund të sezonit aktual, por sipas medies spanjolle “AS” drejtuesit e Realit janë duke negociuar me Sitin për transferimin e lojtarit që në muajin janar. Në Mançester janë me shpatulla pas murit, pasi lojtari nuk ka ndërmend të rinovojë dhe “divorci” është i pashmangshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online