La Liga në krizë totale, greva e futbollistëve më afër se kurrë

Vendimi i presidentit të La Ligës, Havier Tebas, për zhvillimin e ndeshjeve të Primera Divizion në  SHBA ka shkaktuar shumë polemika në Spanjë. Shoqata e futbollistëve spanjoll ka qenë një ndër kundërshtaret më të vokale të këtij vendimi, që sipas tyre është një fyerje për futbollistët dhe mbi të gjitha popullin e tifozët spanjollë.

Në një takim të ditës së hënë, që ka zgjatur për më shumë se 1 orë, midis Tebas dhe kreut të shoqatës së futbollistëve, David Arganzo, nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe hapi i radhës nga ana e shoqatës mund të jetë vënia në jetë bojkotit të kampionatit.

Ndër figurat që kanë shprehur kundërshtitë e tyre për grevën e futbollistëve kanë qenë  kapiteni i Realit, Serxhio Ramos, Hoakin Sançez i Betisit, Koke dhe Serxhio Buskets. Në muajin janar, La Liga ka programuar që takimin midis Gironës dhe Barcelonës të zhvillojë në Florida.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online