Reali nuk dorëzohet dhe nis sulmin final për yllin e Çelsit

Reali i Madridit nuk dorëzohet dhe është gati për të nisur sulmin final për Eden Hazard. Siç citon “Daily Mirror”, Çelsi nuk dëshiron të privohet nga futbollisti belg, por nëse spanjollët afrojnë të paktën 200 milionë euro, atëherë, Hazard mund të kalojë në Madrid. Kjo është shuma e përcaktuar në klauzolën e fantazistit dhe anglezët nuk pranojnë asnjë negociatë për një shifër më të ulët.

Diçka e tillë ka nervozuar Mauricio Sarrin, i cili nuk dëshiron të humbasë një nga yjet e ekipit. Hazard nga ana e tij, është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Çelsi, por nuk ka pranuar rinovimin e afruar nga drejtuesit e klubit londinez, duke lënë të hapur mundësinë e një kalimi te Reali.

Ditët e fundit të merkatos do të sqarojnë përfundimisht të ardhmen e 27-vjeçarit, nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në ekipin aktual, apo do të transferohet në kryeqytetin spanjoll.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online