Rakitiç kthehet në fiksim, 90 milionë € gati

Gjërat duket se janë serioze. PSG gjatë kësaj kohe ka studiuar pistën “Rakitiç”, pasi nuk dëshiron që të dështojë. Këtë verë shumë tratativa merkatoje nuk janë konkretizuar dhe francezët po punojnë me kujdes për të afruar mesfushorin kroat të Barcelonës.

Sipas asaj që shkruan “Sport” në Spanjë, PSG është gati që të mbyllë gjithçka deri në fillim të javës së ardhshme. Sikurse është thënë edhe më parë , ata nuk do të ofrojnë 125 milionë euro, sa edhe Rakitiç e ka klauzolën për t’u larguar.

Faqja e parë e gazetës Sport në Spanjë

Oferta që po përgatitet nga kampionët e Francës shkon në 90 milionë euro, por për të shkuar deri te zyrat e Barcelonës, duhet më parë që të bindin Rakitiç, i cili në fakt ndihen shumë së bashku me familjen në Katalonjë. Faktori “para” do të jetë vendimtar.

Për Barcelonën 90 milionë eurot janë një ofertë e mirë, pasi Rakitiç është nën kontratë deri në vitin 2021 dhe tashmë i ka bërë 30 vjeç. Për këtë arsye, nëse vetë lojtari do të bindet, si dhe në zyrat e klubit të tyre do të shkojë oferta e duhur, atëherë kroati do të ishte “goditja” e PSG-së këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online