Tomori në Sarandë, lista e plotë e lojtarëve

Tomori do ta zhvillojë fazën përgatitore në Sarandë dhe nuk është hera e parë që beratasit zhvendosen në qytetin bregdetar. Stafi teknik do të ketë mundësinë të punojë me ekipin intensivisht para nisjes së kampionatit.

Ditën e sotme janë zyrtarizuar disa afrime, ndërkohë që ka edhe një largim. Mesfushori Alvi Ahmetaj, i cili kishte nënshkruar me Tomorin është larguar që tani. Ish-lojtari i Tiranës nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit drejt Sarandës.

Në fazë janë grumbulluar edhe të rinjtë Qengji e Kumani, dy lojtarë të talentuar, prej të cilëve në Berat presin shumë. Si fillim të rriten për vete dhe më pas për të dhënë një kontribut të vyer për skuadrën. Ndërkohë drejtuesit po punojnë për të afruar një portier dhe një mbrojtës qendre me eksperiencë.

LISTA E LOJTARËVE – Mikel Kaloshi, Ervis Çaço, Jean Rodrigo, Andre Marchiori, Doraldo Paja, Xhulio Serdari, Eristotel Koleci, Salvador Gjonaj, Ardian Gega, Ariel Drabo, Genald Sharavolli, Bright Friday, Kingsley Ogbodike, Endri Mersini, Kristi Joti, Klevis Shaqe, Aldo Dervishi, Klaudio Mahmutaj, Antonio Qengji, Sali Kumani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online