Reali kopjon Barcelonën, shqetëson “armiqtë” e Atletikos

Atletiko Madrid është një hap larg zyrtarizimit të Zhoao Feliks. “Colchoneros” kanë rënë dakord me Benfikën për të paguar klauzolën prej 120 milionë eurosh dhe e shohin 19-vjeçarin e talentuar si zëvendësuesin e Antuan Grizman.

Megjithatë, surprizat në merkato nuk përjashtohen kurrë. Real Madrid ka një plan dhe synon t’i prishë punë klubit tjetër të qytetit.

Sipas raportimeve të “AS”, Reali i ka paraqitur Benfikës një ofertë prej 130 milionë eurosh për lojtarin ofensiv: 80 milionë në dorë dhe 50 të tjerat më vonë. Diçka e tillë i tundon “shqiponjat e Lisbonës”, por ata i kanë dhënë fjalën Atletikos.

Klubi i Diego Simeones nuk e ka paguar akoma shumën dhe tratativa mund të prishet. “Los Blancos” po e synojnë diçka të tillë dhe shpresojnë që të transferojnë një prej talenteve më premtues të futbollit luzitan në Madrid.

Diçka e ngjashme ndodhi verën e kaluar me Romën dhe Barcelonën. Verdhekuqtë arritën akordin me francezët e Bordo për kartonin e Malkolm. Braziliani ishte pranë nisjes për në kryeqytetin italian kur një ofertë e klubit katalanas ndryshoi gjithçka në sekondat e fundit. Tifozët e Romës po prisnin sulmuesin, ndërsa ai përfundoi në Barcelonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online