Reali i inatosur me Interin, gati denoncimi në UEFA

Real Madrid pa që t’i ikte nga skuadra lojtari më i mirë i saj, Kristiano Ronaldo, por pak më vonë doli lajmi se dhe Luka Modriç mund të transferohej në Itali, me Interin që ka nisur të ngacmojë. Madrilenët në këtë mënyrë do të kumbisnin dhe një tjetër “xhevahir”, por ajo që shqetëson është koha e pakët në dispozicion për të gjetur një lojtar cilësor që ta zëvendësojë.

Presidenti Florentino Perez do të takohet me lojtarin, për të diskutuar këtë situatë, por kampionët e Europës kanë gjetur një shteg që mund të evitojnë largimin e kroatit. Siç raportohet nga mediat spanjolle, “galaktikët” janë gati që të paraqesin një denoncim në UEFA, ku të raportojnë zikaltrit për shkelje të rregullave të “fair-play”-t financiar.

Më herët është raportuar se Interi është gati që t’i ofrojë një pagë prej 10 milion eurosh në katër sezon kroatit, por kjo gjë duket se bën që bilanci financiar i skuadrës italiane të jetë i çrregullt dhe kompensimi.

Një lëvizje e papritur dhe shumë e mirëstudiuar, për të marrë çdo lloj mase që nënkampioni i Botës të mos vijojë eksodin nga madrilenët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *