Rama: Panuçi ka bërë zgjedhje të sakta, unë si Valdet shoh vetëm Kukësin

Sulmuesi i Kukësit, Valdet Rama ka folur para startit të sfidës kundër Skënderbeut për mikrofonin e “Supersport”, ku dha mendimin e tij për të grumbulluarit e Panuçit, zgjedhjen e Durmishajt dhe të ardhmen tij. Rama tha:

TË GRUMBULLUARIT – “Normalisht, Kategoria Superiore po të krahasohet me ligat tjera europiane, është mbrapa dhe duhet të zhvillohet. Kur isha unë kombëtare, kishim dy-tre futbollistë të Superiores në kombëtare. Kemi kaluar mirë dhe kishin shumë kualitete. Por tani Shqipëria luan kundër kombëtareve të mëdha dhe vendimet e trajnerit më duken të sakta. Megjithatë, shpresoj që në të ardhmen të ketë lojtarë më shumë në kombëtare nga Superiorja”.

VENDIMI I DURMISHAJT – “Durmishaj e ka vendosur dhe nuk kam çfarë të them. Besoj e ka vendosur me familjen e tij. Ne dëshironim që ai të zgjidhte Shqipërinë, por ka zgjedhur dikë tjetër”.

OBJEKTIVA PERSONAL – “Unë si Valdet jam i fokusuar te Kukësi dhe të bëjmë maksimumin, për të kaluar Partizanin. Le të shohim përpara”.

GJENDJA FIZIKE – “Unë e ndjej veten mirë dhe ndeshjet që kam luajtur më kanë ndihmuar shumë. Duhen dhe disa ditë që të përgatitem, por në ndeshjen e radhës shpresoj të jem për 90 minuta. Gjithsesi, fokusi është te ndeshja e sotme, pastaj do të shohim”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online