Radas: Fundi i Skënderbeut? Aspak, ka xhelozi…

Skënderbeu po kalon një moment tejet të vështirë. Kampionët në fuqi të Superiores nuk fitojnë prej gjashtë takimesh në Superiore, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit njohin vetëm humbje.

Për të motivuar ekipin mendon kapiteni Marko Radas. Kroati ka  folur në një intervistë për “Supersport”, ku ka folur mbi krizën e skuadrës së tij dhe për zërat për një fund të epokës së Skënderbeut.

ECURIA E DOBËT – “Ikën 12 lojtarë. Tani kemi një ekip të ri. Normalisht që duhet kohë për të pasur një lojë të mirë. Nuk mendoj se situata është katastrofë. Do të rikthehemi te ecuria pozitive”.

KASTRIOTI – “Kastriotin e vlerësojmë maksimalisht. Ata fituan në një fushë shumë të fortë si ajo e Gjirokastrës me rezultatin 5 – 1, kanë pasur dhe ndryshim trajneri”.

FUNDI I EPOKËS SË SKËNDERBEUT ? – “Jo aspak, ndoshta ka xhelozi. Skënderbeu nuk ka mbaruar. Po kalojmë një krizë, por Skënderbeu nuk do mbarojë kurrë”, përfundoi  Radas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online