Rabiot pranon bisedimet me dy gjigantë evropianë, vendimi pas pushimeve

Adrien Rabiot më në fund mund ta zgjidhë të ardhmen e tij. Mesfushori ka një vit që është në një marrëdhënie të nderë me drejtuesit e PSG dhe dëshiron largimin, që nuk pranohet. Kontrata e tij skadon këtë verë dhe rrjedhimisht lirohet nga “litarët” që e kishin lidhur.

Cilësitë e tij në fushën e lojës dihen dhe klubet, që e duan janë një listë e gjatë. Juventusi dhe Mançester Junajtid janë në bisedime me 23-vjeçarin dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë francezi. Ai nuk përjashton asnjërën nga këto dy mundësi dhe përgjigjen do e marrim pas ardhjes së tij nga pushimet.

“Kam folur me Jventusin, është një klub i madh. Të gjithë dëshirojnë të shkojnë atje. Mançester Junajtid? Është situatë e njëjtë me vitin e kaluar. Tani jam më pushime. Së shpejti do ta mësoni skuadrën time të re”, u shpreh ylli francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *