Skuadrat e Superiores, për të ruajtur ritmin e garës po kërkojnë kundërshtarë për miqësore. Dy prej ekipeve të elitës kanë gjetur zgjidhje. Kastrioti do të luajë kundër Ilirisë nesër prej orës 14:30. Ndeshja do të luhet në Krujë në stadiumin “Kastrioti”.
Një ditë më pas, të shtunën, Flamurtari do të luajë kundër Apolonisë në Vlorë. Ndeshja do të zhvillohet në stadium prej orës 14:00. Ky takim është mjaft i vlefshëm për trajnerin Ilir Daja dhe për futbollistët, që kanë në program një ndeshje të rëndësishme me Partizanin fundjavën tjetër.
Me shumë mundësi në fundjavë do të ketë edhe miqësore të tjera. E konfirmuar është edhe përballja Kukësi-Liria e Prizrenit, që luhet nesër në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Laçi është në kërkim të një rivali, kurse Tirana e Partizani mund të luajnë me ekipet e dyta. Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare.