De Gea në “udhëkryq”, gardiani drejt Serisë A?

David De Gea është një nga portierët më të mirë në botë, por e ardhmja e gardianit të Mançester Junajtid mund të jetë larg “Old Trafford”. Spanjollit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” në verën e ardhshme dhe siç citon “Telegraph”, palët janë larg rinovimit.

28-vjeçari po mendon të lëvizë nga klubi aktual dhe e ardhmja mund të jetë Italia. Më konkretisht, Juventusi. Bardhezinjtë po monitorojnë situatën dhe janë gati për të ndërhyrë, nëse De Gea nuk rinovon kontratën e tij me Junajtid.

Juventus ka formuar një ekip shumë të fortë, por në portë mungon një emër i madh. Ardhja e spanjollit do e bënte Juven pothuajse të pathyeshme, ndërsa tifozëve dhe klubit i mbetet të shpresojnë që portieri të mos pranojë rinovimin me ekipin aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online