Publikohen datat, ja kur luhen Milan-Xhenoa dhe Sampdoria-Fiorentina

0

Kanë dalë datat e zhvillimit të dy ndeshjeve të shtyra: Milan-Xhenoa dhe Sampdoria-Fiorentina. Liga italiane e futbollit vendosi të shtyjë ndeshjet e dy ekipeve xhenoveze, si pasojë e situatës së vështirë në qytetin ligur.

Sampdoria-Fiorentina do të zhvillohet me datë 19 shtator, ndërsa Milan-Xhenoa me datë 31 tetor.

“Presidenti i Ligës së Serisë A vendosi shtyrjen e ndeshjeve Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Xhenoa, duke përmbushur kërkesat e klubeve të Xhenoas dhe Sampdorias pas tragjedisë që goditi qytetin e Xhenovës me datë 14 gusht. Ndeshjet do të rikuperohen në këto data: Sampdoria-Fiorentina me datë 19 shtator dhe Milan-Xhenoa me datë 31 tetor. Oraret e ndeshjeve do të shpallen më vonë”, shkruan Liga e futbollit në komunikatën zyrtare.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.