Ajaksi ka në ekip dy xhevahire si Frenki De Jong dhe Matijs De Ligt. I pari luan në rolin e mesfushorit dhe është 21 vjeç, ndërsa i dyti aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit dhe është 19 vjeç. Të dy lojtarët janë ndër pikat më të forta të “shigjetarëve”, ndërsa ia kanë dalë të sigurojnë një vend titullari dhe në kombëtaren e Holandës.
Barcelona dhe Juventus janë ndër dy klubet më të interesuara për dyshen e Ajaksit: katalanasit duan De Jong, ndërsa bardhezinjtë De Ligt. Por, PSG është gati t’i befasojë të gjithë dhe po tenton goditjen dyshe.
Siç raporton “Marca”, drejtuesit e PSG kanë gati 150 milionë euro për Ajaksin, ndërsa Antero Henrike, drejtori sportiv i PSG, ka udhëtuar drejt kryeqytetit holandez për të arritur akordin me homologët e Ajaksit.