E konfirmon klubi, Paketa zyrtarisht “djall” për pesë vite

Vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i Lukas Paketës si lojtari më i ri i Milanit, pavarësisht se një lajm i tillë ka dalë prej kohësh. 21-vjeçari brazilian ka firmosur kontratën me kuqezinjtë deri më 30 qershor të vitit 2023 dhe me datë 7 janar do t’i bashkohet skuadrës në Milanelo.

Ka qenë vetë klubi italian, që me anë të një komunikate zyrtare ka bërë publike nënshkrimin e kontratës me organizatorin brazilian. Paketa shihet si shpresa dhe e ardhmja e tifozëve të Milanit, madje shumë e krahasojnë me një emër të madh si Rikardo Kaka.

Ai u transferua në Itali nga ekipi i Flamengos, me të cilin ka shënuar 13 gola në 65 ndeshje të zhvilluara. Konferenca e prezantimit të Paketës do të mbahet me datë 8 janar, në orën 15:00, ndërsa gjithçka do të pasqyrohet live në “Milan Channel”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online