Parisi ka hasur vështirësi në mesfushë gjatë sezonit të kaluar. Duke parë këtë situatë ky repart ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Ardhja e Paredes në janar nuk ka ndryshuar asgjë dhe blerja e një mesfushori të madh shihet si detyrim. Sergej Milinkoviç-Saviç është objektivi kryesor në “Parc de Princes”.
Leonardo, ndërkohë që punonte në Milano, e ka parë me kujdes serbin e Lacios. Ai ka shfaqur një nivel konstant, duke qenë pika më e fortë e klubit roman. Ajo çka e impresionon më shumë drejtorin e PSG janë aftësitë e 24-vjeçarit në të dyja fazat e lojës. Kështu, ata kanë dërguar ofertën e parë për presidentin Lotito.
55 milionë euro përmban tentativa e parë e klubit nga Franca. Lacio nuk është e kënaqur me këtë shifër dhe synon të përfitojë më shumë. Parisi nuk do të heqë dorë dhe pritet ta ngrejë dorën në mundësinë e dytë që do i jepet. Ndërkohë vetë lojtari është dakordësuar me kalimin te kampionët e Francës.
Tare nuk dëshiron të kapet i papërgatitur dhe ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e Milinkoviç. Vlonjati është ndalur në Argjentinë tek emri i Natan Nandez. Mesfushori uruguajan aktivizohet me Boka Zhuniors. Është 23-vjeç dhe luan një rol tepër të madh në sukseset e klubit latin.