Bardhi: Turbina do përforcohet, presidenti na e ka garantuar

Skuadra e Turbinës e mbylli me sukses sezonin e kaluar, duke i shpëtuar rënies nga Kategoria e Parë. Edhe pse pa nisur përgatitjet, trajneri Sinan Bardhi e ka përgatitur platformën e sezonit të ri me të gjithë komponentët e saj.

Për SportEkspres.com, ai deklaroi se përgatitjet do të nisin në javën e dytë të muajit korrik: “Pushimet tona si trajnerë gjithmonë janë të kushtëzuara nga vazhdimësia e sezonit të ri. Futbollistët e Turbinës janë pushim, deri në dy javët e para të muajit korrik. Atëherë kemi menduar që të nisim përgatitjet për sezonin e ri. Zgjedhjet e 30 qershorit na kanë vonuar nisjen e përgatitjeve”.

Bardhi deklaron se presidenti i klubit, Gentjan Gjoka, ka garantuar merkato me lojtarë cilësorë: “Merkato ne do të bëjmë, sepse nga sezoni i kaluar kemi patur mangësi në disa reparte. Kam marrë garancinë e presidentit Gjoka dhe kam bërë planet e mia se ku do të përqëndrohemi. Kam marrë kontakte me disa futbollistë këtu në Shqipëri, por nuk mund të them emra”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online