Mezani me mision, tani do sulmuesin e Tiranës

Xhekson Ferreira, Shkëlzen Ruçi dhe Oltion Rapa e ndoqën Gentian Mezanin nga Luftëtari te Gjilani, ndërkohë që trajneri vlonjat kërkon të afrojë edhe një tjetër lojtar nga Superiorja në skuadrën e tij. SportEkspres.com mëson se bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Bedri Greca.

Anësori i majtë është i lirë, pasi kontrata me Tiranën i ka përfunduar. Me bardheblutë nuk ka asnjë marrëveshje për të vijuar bashkëpunimin dhe normalisht ai mirëpret çdo ofertë. Nga Kosova i kanë mbërritur disa, me Gjilanin që po këmbëngul më së shumti.

Trajneri Mezani e njeh atë, pasi e ka pasur nën urdhra te Flamurtari në sezonin 2015-2016. Greca, tashmë 28 vjeç, sezonin e fundit te Tirana ka shënuar 4 gola, 10 më pak se një sezon më parë në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online