PSG dhe Inter kanë mbyllur 45 minutat e para në miqësoren mes tyre. Kampionët e Francës udhëheqin 1-0 me golin e shënuar katër minuta përpara fundit nga Tilo Kehrer.
Qendërmbrojtësi gjerman kërceu bukur me kokë pas një krosimi të Sarabias nga goditja e dënimit dhe mposhti Samir Handanoviç.
Pjesa e parë ishte e balancuar me PSG-në që mbajti pak më shumë topin në qarkullim. Ndeshja e parë si titullar për Nikolo Barelën, i cili debutoi në miqësoren e para ca ditëve kundër Juventusit.