PSG gati të “rrëmbejë” objektivin e Çelsit, pranë akordit me mesfushorin

0

Tomas Tuhel e ka bërë të qartë se ka nevojë për një mesfushor. Drejtuesit e PSG po negociojnë me shumë lojtarë, ndërsa tashmë kanë një tjetër objektiv. Ai është Leandro Paredes, 24-vjeçari i Zenitit.

Argjentinasi u përfol si një përforcim i Çelsit, madje lojtari postoi një video në rrjetet sociale ku prezantohej si blerja më e re e ekipit të Sarrit, por drejtuesit e klubit londinez po hezitojnë dhe nuk po bëjnë lëvizjen finale.

Leandro Paredes

Duke përfituar nga një situatë e tillë, PSG kërkon të përfitojë dhe është gati të ofrojë 35-40 milionë euro te Zeniti për të plotësuar dëshirën dhe kërkesën e Tomas Tuhel.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.