Nëntë vite pa Legjendën, Partizani përkujton Panajot Panon

Nëntë vite më parë u nda nga jeta një nga figurat më të mëdha të Partizanit, Kombëtares dhe gjithë futbollit shqiptar, i Madhi Panajot Pano. Ai ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA në familjen e vajzës së tij. Në faqen zyrtare të klubit të futbollit Partizani, përkujtohet sot kjo figurë në këtë 9-vjetor, duke sjellë në memorrjen e të gjithëve Panon e madh, i cili i tillë do të mbetet.

“Sot mbushen 9 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville të Floridas në SHBA. Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”.
“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003.
“Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA.
“Nderi i Kombit” akorduar nga ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, në vitin 2009.
“Simboli Qytetit të Tiranës”, titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj, në vitin 2017.

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”, kështu shkruan FK Partizani sot, por që të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen ja u sjell të gjallë këtë “ikonë” të futbollit shqiptar.


Vi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online