Forma aspak pozitive e Realit të Madridit mund të ndikojë në largimin e yjeve të ekipit. Pas vendimit të Kristiano Ronaldos për t’u transferuar te Juventusi, ishte radha e Luka Modriç të largohej, por Florentino Perez bllokoi largimin e kroatit drejt Interit.
Braziliani Marselo është një tjetër futbollist që dëshiron të provojë një eksperiencë të re, ndërsa i fundit është Toni Kros. Gjermani mund të largohet në fundin e sezonit, siç citon “The Guardian”, dhe në garë për shërbimet e tij janë Mançester Junajtid dhe PSG.
28-vjeçari është një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe të dy klubet e interesuara janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë mesfushorit për ta bindur të zgjedhë ofertën e tyre.