PSG akord me mbrojtësin e Bajernit, ja detajet e operacionit

Më në fund PSG ka arritur të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes. Francezët kanë arritur akordin me Bajernin e Mynihut për transferimin e Huan Bernat në kryeqytetin francez. Tani duhet të arrihet dhe akordi për pagën mëngjarashit për të bërë gjithçka zyrtare.

PSG ka paguar 15 milionë euro në arkat e bavarezëve, ndërsa 25-vjeçarin spanjoll e pret një kontratë 3-vjeçare. Bernat largohet mbas katër vitesh nga Bajerni dhe tashmë është gati për të nisur aventurën e re me kampionët e Francës.

Një lajm i mirë dhe për trajnerin Tuhel, i cili kishte nevojë për një mbrojtës të majtë duke llogaritur formën e dobët të francezit Leivin Kurzava, i cili brenda një viti ka humbur formacionin në kombëtaren e Francës dhe te PSG-ja, një pikiatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online