Mauro Ikardi është emri më i përfolur në mediat italiane gjatë kësaj jave. Pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga drejtuesit e Interit, argjentinasi nuk u grumbullua as në ndeshjet e “Europa League” përballë Rapid Vienës, si dhe as në kampionat përballë Sampdorias. Pak ditë më parë, qarkulloi lajmi se argjentinasi ka arritur akord me Juventusin dhe kjo është arsyeja pse Interi i hoqi shiritin dhe nuk e grumbullon në ndeshje.
Pavarësisht këtyre zërave, asgjë nuk është zyrtare dhe Mançester Junajtid kërkon të përfitojë nga kjo situatë. Sipas tabloideve angleze, “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati një ofertë prej 100 milionë eurosh (87 milionë paundë).
Për shkak të zhvillimeve të fundit, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për ish-kapitenin e tyre, që me shumë gjasa ka bërë gati valixhet dhe do të largohet nga “San Siro”.