Probleme te PSG, autoritetet franceze arrestojnë yllin e mesfushës  

PSG po kalon një moment mjaft të mirë këtë sezon, ku kampionati ka nisur në mënyrë perfekte. Kanë kaluar 11 javë të luajtura tashmë dhe parizienët numërojnë pikë të plota. Një seri me të vërtetë fantastike. Gjithsesi, si çdo klub edhe francezët kanë problemet e tyre. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin italian, Marko Verrati, i cili duket se mbrëmjen e së martës e ka kaluar i arrestuar nga policia franceze.

Prestigjiozja franceze L’Equipe raporton se Marko Verrati është arrestuar mbrëmjen e së martës, pasi po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit. Mesfushori italian, i cili aktivizohet te PSG, është kapur me një nivel alkooli në gjak 0.49 mg/l në një nga rrugët kryesore të Parisit. Kufiri i vendosur nga autoritetet franceze është 0.20 mg/l, pra Verrati kishte konsumuar diçka më shumë se dyfishi i alkoolit të lejuar për të drejtuar mjetin.

Siç thuhet dhe nga burimet policore Verrati është vendosur në qeli deri në momentin që është kthjelluar dhe më pas është lejuar të largohet. Verrati do të gjykohet në një datë që nuk është caktuar ende, ku rrezikon një pezullim të gjatë të patentës së tij. Gjithashtu ekipi i PSG mund të ndërmarrë masa për veprimin e bërë nga italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online