“Probabiliteti të largohet nga PSG është zero, do të rinovojë”, flet agjenti i Nejmar

Babai i Nejmar, njëkohësisht dhe agjenti i tij, Nejmar Senior ka folur për “UOL” sot, ku ka shuar përfundimisht çdo thashethem që flitej për djalin e tij. Sipas Senior, ylli i PSG-së do të rinovojë me kampionët e Francës dhe nuk do të lëvizë për shumë vite:

Ai është në vitin e dytë të kontratës me PSG-në dhe ka edhe tri vite të tjera. Edhe pse kontrata i skadon në 2022, ne kemi filluar të negociojmë për rinovimin e saj. Nejmar gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes në çdo merkatoje. Është 27-vjeç dhe ka luajtur për tri klube. Mua më duken mjaftueshëm.

Që kur ishte 17-vjeç, shumë skuadra e kanë dashur dhe jemi mësuar me këto zëra merkatoje. Probabiliteti që ai të largohet nga PSG është shumë i vogël për të mos thënë zero”, përfundoi Nejmar Senior.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online