Presidenti Lotito: Ja sa kushton Milinkoviç-Saviç!

Një nga emrat që është lakuar më së shumti në këtë merkato vere është ai i Milinkoviç-Saviç. Për lojtarin Lacios është përfolur se ka interes nga shumë klube me emër, duke nisur që nga Milani, Juventus, Real Madrid apo dhe Mançester Junajtid.

Për “Mediaset”, presidenti Klaudio Lotito ka komentuar situatën me serbin, duke zbuluar se ai nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete për 23-vjeçarin, por në të njëjtën kohë ka vendosur dhe një kufi për çmimin e “yllit” të tij.

“Sa është çmimi i Milinkoviç-Saviç? Ju kujtoj që vitin e shkuar refuzova një ofertë prej 110 milion eurosh. Për sa u shit Pogba tek Mançester Junajtid? Për 105 milion euro plus 5 milion të tjera bonos. Pra Milikoviç-Saviç vlen më shumë, pasi ai është shumë më i fortë”.

Pretendimet e Lotitos janë për një shifër afro 150 milion eurosh, por duket e vështirë që kjo dëshirë e tij të realizohet, pasi asnjëra nga skuadrat që kanë shfaqur interes nuk janë të gatshëm që paguajnë kaq shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online