Miqësoret: Superiorja përplaset me Kategorinë e Parë, sfida konsolidimi

Ekipet e Superiores dhe Kategorisë e Parë po përgatiten për fillimin e kampionatit. Superiorja nis më 17 gusht në takimin e parë që do të luhet ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit prej orës 19:45, superndeshje direkt. Kategoria e Parë nis në shtator.

Thuajse të gjitha ekipet po zhvillojnë përgatitjet dhe kanë zhvilluar ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe përgatitore. Sot do të kemi disa miqësore të tjera interesante. Partizani do të zbresë në fushë kundër Egnatias, prej orës 18:00, në Rrogozhinë.

Miqësore interesante do të sjellë dhe Kategoria e Parë, pasi Apolonia do të ndeshet me Bylisin, në Ballsh, prej orës 19:00. Një sfidë që i vlen të dyja skuadrave. Erzeni do të luajë kundër Dinamos prej orës 17:30, në Shijak. Takime interesante si nga Superiorja, si nga Kategoria e Parë.

Nga krahu tjetër, në Fushë-Krujë të shtunën do të kemi derbin ndërmjet Kastriotit dhe Ilirisë. Krutanët dhe fushë-krujasit do të përplasen prej orës 17:00, në stadiumin “Redi Maloku”. Plori kërkon të konsolidojë ekipin e tij, ndërsa tekniku Fatmir Sala do të vëzhgojë futbollistët e provës.

18:00/ Egnatia – Partizani
17:30 / Erzeni – Dinamo
19:00/ Bylis – Apolonia
17:00/ Iliria – Kastrioti (Të shtunën)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online