Premier Ligë| Liverpul dhe Çelsi me hapa të frikshëm, bie surpriza Uotford

Ka përfunduar java e pestë në futbollin e luajtur në ishull. Një javë e pestë që ka folur me emrat e ekipeve “big”. Çelsi, Liverpul, Siti, Junajtid dhe Arsenal kanë arritur fitore në ndeshjet e tyre respektive.

Liverpul padyshim është ekipi që dhe tremb pas kësaj jave, pasi suksesi i arritur ne fushën e Totenhem ka dhënë një sinjal të fortë se “the reds” janë një ndër pretendentët kryesore këtë sezon. Gjithsesi froni për momentin është i ndarë në dy pjesë.
Çelsi dhe Liverpul ndajnë mes tyre vendin e parë me pikë të plota pas 5 ndeshjesh. 15 pikë për të besuarit e Klop dhe Mauricio Sarrit gjithashtu. Siti i Guardiolës ndërkohë qëndron në “prapaskenë” me vetëm dy pikë më pak se sa rivalët.

Ndërkohë, Mançesteri i Murinjos vendos të tregojë dhëmbët përballë surprizës Uotford, teksa triumfuan ndaj këtyre të fundit me rezultatin 1-2. Vendi i tetë momentalisht për “djajtë e kuq” të cilët duket se pak e nga pak po e marrin veten nga momenti i keq.
Fitore rëndësishme dhe për Arsenalin e Unai Emeri që për momentin po bën mirë. Granit Xhaka me një “silurë” dhe i rikthyeri Ozil i japin triumfin 1-2 në fushën e Njukasëll “topçinjve”, të cilët ngjiten në vendin e shtatë në kuotën e 9 pikëve.

Bornmuth vijon të jetë një “kockë” e fortë në shtëpi dhe këtë e provoi Leister në ndeshjen e së shtunës teksa e pa veten të mundej në shifrat 4-2. Vendi i pestë në kampionat për të besuarit e Edi Hauit që vazhdojnë të bëjnë mirë në këtë fillim sezoni.

Një javë e pestë që pa më në fund të dilte nga kriza dhe Uest Hem. Pikët e para për ta në kampionat ku arritën një fitore në një fushë mjaft të vështire siç është “Goodison Park”. Një fitore e merituar 1-3 përballë Everton, të cilët dorëzohen për herë të parë këtë sezon.

Bërnlej ndërkohë, që sezonin e shkuar ishte ekipi që surprizoi jo pak, ku dhe zuri një vend për kualifikueset e Europa Ligë, nga e cila dhe u eliminua në fazën “play off” vijon momentin e errët.
Humbje minimale në fushën e Uolves dhe vendi i fundit në renditje me vetëm 1 pikë në 5 ndeshje.
Një Premier Ligë që ndryshe nga sezoni i kaluar, duket se do të ketë mjaft rivalitet për fronin e kampionit.

Premier Ligë / Java e pestë

Totenhem 1-2 Liverpul
Bornmuth 4-2 Leister
Çelsi 4-1 Kardif
Hadërsfilld 0-1 Kristal Palas
Mançester Siti 3-0 Fulham
Njukasëll 1-2 Arsenal
Uotford 1-2 Mançester Junajtid
Uolves 1-0 Bërnlej
Everton 1-3 Uest Hem
Sauthempton 2-2 Brajton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online